Flash News

Ditari i Opozitës

Kadilli thirrje demokratëve pas mbledhjes së Kryesisë: Të hapim një proces që të ndryshojmë vetë, më pas mundim Ramën

Kadilli thirrje demokratëve pas mbledhjes së Kryesisë: Të

Anëtari i Kryesisë së PD, njëherësh ish-kandidati për kreun e PD, Fatbardh Kadilli ka folur pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike.

Në një prononcim për mediat, Kadilli tha se në mbledhje u diskutuan edhe propozimet e tij, të cilat u gjykuan si të parakohshme.

"Jemi ende në kohë për të shfrytëzuar Kuvendin Kombëtar për të nisur një proces kuvendimi, për të denoncuar të keqe, por edhe për të parë me përgjegjshmëri, për ta bërë këtë parti të pasur, të hapur dhe konkurruese, ndryshimet e propozuara nga unë, u diskutuan, u gjykuan të parakohshme opinioni më dashamirës ky.

Me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndajmë koncepte të ndryshme për rolin e kryetarit të partisë”, tha Kadilli i cili u bëri thirrje demokratëve të behn bashje për të hapur një proces ndryshimi duke nisur nga vetja.

“Uroj që Kuvendi Kombëtar të kuvendojë që të ndryshojmë veten tonë, të jemi më të hapur. I bëj thirrje të gjithë demokratëve që po na ndjekin, të bëhemi bashkë për të hapur një proces që të ndryshojmë veten dhe të largojmë më të keqen, të largojmë Edi Ramën", tha Kadilli.

Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike nisi në orën 18:00 të pasdites dhe zgjati për gati dy orë e gjysmë. Pjesë e diskutimeve në rendin e ditës, ishin edhe shqyrtimi i propozimeve për ndryshimin e statutit të partisë.

Të fundit