Flash News

Ditari i Opozitës

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD, miraton 4 pikat që do i dërgohen për miratim Kuvendit

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD, miraton 4 pikat që do i

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, e cila zgjati rreth dy orë e gjysmë.

Në këtë mbledhje, ku nuk munguan edhe debatet, u mratuan katër pikat e parashikuara që do i dërgohen për miratim Kuvendit.

Kështu, Kryesia miratoi ndryshimet statutore të Bashës dhe lista e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar.

Behet fjale për 11 propozimet e Bashës për ndryshimin e statutit të PD-së parashikohet një kryesi më e zgjeruar, ku përveç kryetarit të Këshillit Kombëtar, do të zenë vend edhe drejtues te disa strukturave të tjera, të cilët më parë nuk kanë qenë pjesë e këtij forumi të PD -së. Një tjetër propozim i Lulzim Bashës është qe numri i sekretarëve të mos jetë i limituar, por të caktohet nga kryetari.

Në thelb të ndryshimeve statutore të propozuara nga Lulzim Basha është rritja e fuqisë vendimmarrëse së Këshillit Kombëtar, zgjerimi i përfaqësimit në kryesinë e partisë, rritja e numrit të sekretariateve dhe rikthimi i departamenteve.  

Po ashtu, Kryesia e PD miratoi edhe analizën e zgjedhjeve të 25 prillit, e cila u kundërshtua nga drejtuesit politik, kryesisht nga dy nënkryetarët, Edi Paloka dhe Edmond Spaho.

4 pikat e rendit te ditës:

 1. Shqyrtimi i përmbledhjes së analizës së masakrës zgjedhore të 25 Prillit, për fazën e parë të saj.
2. Shqyrtimi i ndryshimeve në Statutin e Partisë Demokratike që do t'i propozohen për miratim Kuvendit Kombëtar të Partisë, në mbledhjen e tij të datës 17 Korrik 2021.
3. Miratimi i urdhrit për ngritjen e Komisioneve të Votimit dhe Numërimit për zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit Kombëtar në mbledhjen e datës 17 Korrik 2021 të Kuvendit Kombëtar.
4. Njoftimi nga Kryetari i Partisë i listës që do të propozojë për votim për kandidatët për anëtar të Këshillit Kombëtar.

Dje u mblodh Komisioni Statutor i PD-së, ku u miratuan propozimet e kryetarit Lulzim Basha për ndryshime statutore, ndërsa u rrëzuan propozimet e Fatbardh Kadillit dhe Edith Harxhit.

Ndërsa të shtunën, do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së ku krahas votimit për anëtarët e Këshillit Kombëtar, do të votojë edhe për ndryshimet statutore.

Të fundit