Flash News

Ditari i Opozitës

Kalaja: Banka e Shqipërisë mbron politikën e pastrimit të parave në ndërtim

Kalaja: Banka e Shqipërisë mbron politikën e pastrimit të

Avokatja Adriana Kalaja ka akuzuar Bankën e Shqipërisë se po justifikon dhe mbulon pastrimin e parave përmes sektorit të ndërtimit, duke shërbyer sipas saj si zëdhënëse e Kryeministrit Edi Rama.

Kalaja sjell në vëmendje takimet e kreut të SPAK, Altin Dumani, me zyrtarë të DASH dhe me përfaqësues të Ambasadës së SHBA në Tiranë, ku tema kryesore ishte lufta ndaj krimit të organizuar dhe pastrimit të parave. Sipas saj, në realitet, qeveria dhe institucionet financiare shqiptare po i japin mbështetje këtij fenomeni.

Sipas saj, me paratë e drogës të pastruara në ndërtim, kryeministri ka financuar dobësimin e opozitës, blerjen e mediave dhe partnerëve ndërkombëtarë. Në këtë skemë, thotë Kalaja, janë përfshirë edhe agjencitë imobiliare, që funksionojnë si agjencitë e mikrokredive.

Në përfundim, Kalaja akuzon qeverinë për favorizim të bankave me origjinë të dyshimtë, duke përmendur lejet ndërtimore të dhëna për Abi Bank, një institucion me kapital offshore, ku sipas saj, ka patur lidhje edhe me bashkëshorten e kryeministrit, Linda Rama.

POSTIMI I PLOTE

Banka e Shqipërisë, mbron politikën e pastrimit të parave në ndërtim.......

Nëse shohim takimin e Dumanit me Zyrtarë të DASH, por edhe me të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA në Shqipëri, tema kryesore e diskutimit ka qenë lufta pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, në raport me pastrimin e parave të pista e kriminale.

Po çfarë po ndodh në Shqipëri në fakt?

Sa herë Kryeministri Edi Rama flet si spekulant imobiliar, ku njofton rritjen e çmimit të pronave për të cilat kanë dhënë vetë lejet e ndërtimit, del Banka e Shqipërisë dhe konfirmon fjalët e Ramës, duke mashtruar se janë qytetarët evropianë që kanë blerë 200 milionë euro prona.

Të njëjtën gjë si Banka e Shqipërisë bën edhe një bankë private, drejtori i së cilës, në emër të Ramës, paralajmëronte rritjen e çmimit të pronave.

Me paratë e drogës të pastruara në ndërtim, Edi Rama ka financuar dobësimin e opozitës, blerjen e mediave dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Në këtë skenar pastrimi parash  janë edhe agjencitë imobiliare, që janë si agjencitë e mikrokredive.

Ndaj është detyrë emergjente e

SPAK të hetojë pa kompromis edhe veprimtarinë e tyre.

Ndryshe, qartêsisht është pjesë e kësaj loje që në mos herët, vonë do shpërthejë.

Ekonomistët e standardit Sude të mos flasin për çmimet e portokalleve, pasi mijëra sipërmarrje janë mbyllur nga narkoeuro.

PS: Jo më kot, Edi Rama i dha leje ndërtimi për një sipërfaqe marramendëse Abi Bank, bank me origjinë offshore dhe me (Ish) Drejtuese Bordi, bashkëshorten Linda.

 

Të fundit