Flash News

Ditari i Opozitës

Kandidatët e 'Rithemelimit', reagon PD: Nuk kanë më asnjë lidhje me partinë

Kandidatët e 'Rithemelimit', reagon PD: Nuk kanë më

Partia Demokratike ka reaguar pas kandidaturave të publikuara nga ish-kryeministri Sali Berisha, që pritet të garojnë nesër në primaret që do të zhvillohen në 6 bashki.

PD shkruan se emrat e shpallur nga Komisioni i Rithemelimit nuk janë kandidatë të PD-së dhe nuk kanë më asnjë lidhje me partinë.

“Partia Demokratike njofton gjithë simpatizantët dhe votuesit e saj se emrat e shpallur sot nga grupimi i Sali Non-Gratës, nuk janë kandidatë të PD. Me farsën e rradhës, Berisha po përpiqet të dëmtojë PD për interesat e tij personale.

Berisha mund të përdorë çdo njeri për hallin e non-gratës së tij, por as ai, dhe as ata nuk kanë më asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Ky është përdorimi dhe mashtrimi i rradhës që Sali Berisha u bën edhe atyre pak demokratëve që nuk e kanë kuptuar akoma hallin e tij”, shkruan PD në Facebook.

Të fundit