Flash News

Ditari i Opozitës

Nesër primaret/ Procesi nis në orën 08:00, qendrat e votimit dhe kandidatët për 6 bashki

Nesër primaret/ Procesi nis në orën 08:00, qendrat e votimit dhe

Komisioni i Rithemelimit ka bërë publike qendrat e votimit ku do të votohet nesër për emrat kandidatë të primareve në 6 bashki të vendit.

Votimi do të zhvillohet përkatësisht në bashkitë: Durrës, Shkodër, Vorë, Rrogozhinë, Dibër dhe Lushnje.

Për Dibrën, votimi do të zhvillohet në Pallatin e Kulturës në Peshkopi. Për Durrësin në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu”. Për Bashkinë e Lushnjes dhe Vorës votimi do të mbahet në zyrën e degës së PD-së.

Për Bashkinë e Shkodrës primaret do të mbahen në tre qendra votimi: Pallati i Sportit (Shkodër); Velipojë, Dajc, Bërdicë, Ana e Malit; Rethina, Postribë, Shalë, Shosh, Pult, Guri i Zi.

Procesi i votimi do të fillojë në orën 08:00 dhe pritet të përfundojë në orën 17:00. Komisioni njofton se në rast se ka votues të tjerë, procesi mund të përfundojë edhe pas orës 17:00.

Pak më parë u publikua edhe lista e plotë e kandidatëve që do të garojnë nesër në primare. Voltana Ademi ishte ‘surpriza’ e listës, pasi emri i saj mungonte në kandidatët për Bashkinë e Shkodrës. Ademi konfirmoi tërheqjen e saj nga gara, duke thënë se eksperienca disavjeçare e saj në PD, e bënte të ishte më në avantazh se kolegët e tjerë.

Nesër primaret/ Procesi nis në orën 08:00, qendrat e votimit dhe Nesër primaret/ Procesi nis në orën 08:00, qendrat e votimit dhe Nesër primaret/ Procesi nis në orën 08:00, qendrat e votimit dhe

Të fundit