Flash News

Ditari i Opozitës

Kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ në Kukës: Qeveria e Ramës kërkon që kuksianët të drejtohen nga krimi

Kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ në Kukës: Qeveria e

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kukësit, Emri Vata ka deklaruar se qeveria e kryeministrit Edi Rama kërkon që kuksianët të drejtohen nga krimi.

Duke folur në çeljen e fushatës në Kukës, ku të pranishëm ishin edhe ishkreu i PD Sali Berisha dhe kreu i PL-së, Ilir Meta, ai tha se modeli i opozitës nuk është një model i riciklueshëm, por një model që vendos qytetarin të parin.

Ne nuk jemi këtu që të jemi një model i riciklueshëm. Do të mundësojmë ujë të pijshëm dhe kanalizime. Mbështetje për agrobiznesin. Lidhja e qytetit me fshatin dhe anasjelltas është në kushte të mjerueshme. Varfëria mbizotëron në të gjitha familjet tona dhe burimi kryesor it ë ardhurave janë remitancat.

Qeveria do që kuksianët të drejtohen nga hajnat, nga krimi. Ne u ofrojmë të kundërtën, që qytetari të jetë i pari. Nuk jemi këtu për të qenë një model i riciklueshëm. Do të mundësojmë mbështetje për agrobiznesin, në mënyrë që produktet vendase të gjejnë tregun.

Vetëm përmes investimeve dhe hapjes së vendeve të reja të punës, të rinjtë kuksianë do të qëndrojnë në tokat e tyre. Është e qartë se vetëm nga forca e kuksianëve, Kuksit mund t’i rikthehet forca dhe dinjiteti që meriton”, u shpreh Vata.

 

Të fundit