Flash News

Ditari i Opozitës

Kandidati i opozitës për Tiranën, Alimehmeti: Të ketë mbështetje përtej forcës politike, duhet pajtim kombëtar

Kandidati i opozitës për Tiranën, Alimehmeti: Të ketë

Ilir Alimehmeti, kreu i Këshilltarëve të PD në Bashkinë e Tiranës, ka folur për figurën e cila pritet të garojë përballë Ogerta Manastriliut në zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Tiranës.

I ftuar në MCN Tv, Alimehmeti tha se kandidati i opozitës duhet të marrë mbështetje përtej forcës së tij politike, të ketë mbrojtur kauza qytetare dhe që qëndron fuqishëm kundër regjimit.

“Procesi ka nisur me disa lloj etapash. Fillimisht flitet me aleatët historikë, dhe më pas me forcat qe ndjejnë veten opozitare, duke filluar nga ato parlamentare. Orientimet e emrave të kandidatëve për momentin s’janë të përcaktuara mirë. Po priten propozimet nga ana e tyre.

Kandidati për bashkinë duhet të marrë përtej forcës partiake që përfaqëson, duhet të marrë nga qytetarët. Kështu që po kërkohet një figurë e rëndësishme, e njohur, që ka mbrojtur kauza opozitare, që qëndron kundër regjimit në fuqi dhe që mund të maksimalizojë votën dhe të gjithë aleatët duhet të kenë qëndrim pozitiv për këtë figurë. Megjithëse në mendimin tim, edhe po ke pasur një historik të mëparshëm, duhet një pajtim kombëtar në këtë moment për t’iu vënë përballë kësaj të keqeje. Manastirliu është më e dobëta ndër kandidatët që mund të vendoste PS.

Performanca ka qenë shumë negative si në shëndetësi, ashtu edhe arsim. Ka një mburojë më pak ndaj drejtësisë, pasi imuniteti i bie”, u shpreh Alimehmeti.

Të fundit