Flash News

Ditari i Opozitës

Kandidatja për deputete u përfshi në konflikt, sqaron LSI: Në zyrë u gjetën përgjues, Elona Guri denoncoi djalin e Lefter Kokës

Kandidatja për deputete u përfshi në konflikt, sqaron LSI:

Lëvizja Socialiste për Integrim ka dhënë detaje mbi konfliktin ku u përfshi sot kandidatja për deputete, e renditur e para në qarkun e Durrësit me një person në këtë qytet.

Sipas LSI, gjetja e pajisjeve përgjuese dhe kamerave në zyrën qendrore të LSI Durrës është bërë shkak i konfliktit.

Sipas njoftimit të LSI, drejtuesja politike, Guri denoncoi më pas Arbër Kokan, djalin e Lefter Kokës si autor dhe pronarin e ambientit ku ishte strehuar serveri dhe kabujt e kamerave të përgjimit.

Duke marrë shkas nga transformimi i ngjarjes të skandalit më të paprecedentë në procesin zgjedhor në 30 vitet e fundit, dhe keq-informimit dashakeq nga Policia e Shtetit, e cila e shtyrë dhe e ndikuar politikisht fsheh të vërtetën e hidhur po ju sqarojmë si më poshtë:

Gjetja e pajisjeve përgjuese dhe kamerave në zyrën qendrore të LSI Durrës.

Drejtuesit e LSI Durrës kanë zbuluar kamera përgjimi që monitoronin e përgjonin Zyrën e LSI Durrës.

Dyshimi lindi pasi të gjithë qytetarët e thjeshtë që shkonin në këtë zyrë kontaktoheshin, intimidoheshin dhe kërcënoheshin me vendin e punës ose presione të tjera nga Arbër Koka, djali i Lefter Kokës, apo anëtarë të shtabit elektoral të tij.

U zbuluan kamerat dhe serverat me regjistrime. U njoftuan autoritetet dhe prezent fizikisht në Komisariatin e Policisë në Durrës, drejtuesja politike e LSI Durrës dhe kandidatja e LSI për Durrësin, znj. Elona Guri denoncoi Arbër Koka, djalin e Lefter Kokës si autor të këtij skandali dhe pronarin e ambientit ku ishte strehuar serveri dhe kabujt e kamerave të përgjimit”, njofton LSI.

Kujtojmë se Lefter Koka, ish ministër dhe përfaqësues i LSI, në këto zgjedhje i është bashkuar Partisë Socialiste dhe kandidon në listat e saj, po në Durrës.

 

Të fundit