All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Elona Guri konfliktohet me qytetarin, LSI: Policia gënjen, denoncoi djalin e Lefter Kokës se vuri përgjues në zyrën qendrore

All - Paragraf - 1

Elona Guri konfliktohet me qytetarin, LSI: Policia gënjen, denoncoi djalin

Kandidatja për deputete e LSI, Elona Guri është konfliktuar me një qytetar mesditen e sotme në qytetin e Durrësit.

All - Paragraf - 3

Lajmin e konfirmon policia, e cila përmes një njoftimi zyrtar sqaron se Guri, e cila renditet e para në listën e LSI për qarkun e Durrësit, është konfliktuar me shtetasin Ç.K., ndërsa janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të dyja palët për veprime të mëtejshme.

Më datë 24.03.2021, rreth orës  14:30, në lagjen nr.4, Durrës, shtetasja E.G., është konfliktuar me shtetasin Ç.K. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të dyja palët në konflikt për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë Durrës, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të konfliktit”, njofton policia paraprakisht.

Ende nuk ka informacione mbi shkaqet e ngjarjes. por pas incidentit, Guri ka dalë në një deklaratë për shtyp ku akuzon PS se në zyrën qendrore të LSI Durrës i janë vendosur kamera dhe pajisje përgjimi me qëllimin për të identifikuar e më pas për të pushuar nga puna këdo qytetar të thjeshtë që i bashkohet LSI.

Mafia e inceneratorëve vendos kamera dhe pajisje përgjimi në zyrën qendrore të LSI Durrës me qëllimin për të identifikuar, intimiduar, frikësuar e më pas për të pushuar nga puna këdo qytetar të thjeshtë që i bashkohet LSI.

Ky është një skandal i paprecedentë në procesin e fushatës zgjedhore në Shqipëri në 30 vite. Një shkelje penale dhe një akt i shëmtuar i kryer nga matrapazët e inceratorëve.

Njihuni me të vërtetën se sa poshtë kanë rënë zuzarët e “Rilindjes” dhe se çfarë mendje kriminale kanë fundërrinat e mafias së plehrave të cilëve u shtohet një padi tjetër penale për shkeljet dhe zullumet e shumta që kanë bërë.

Harxhojnë milionat e vjedhura nga inceneratorët për kamera dhe mjete përgjimi për të intimiduar e frikësuar njerëzit e LSI”, thuhet në deklaratën e LSI.

 

Të fundit