Flash News

Ditari i Opozitës

Kandidatura e Binajt, Berisha: Të gatshëm të angazhojmë të gjitha potencialet tona që i shërbejnë fitores së tij

Kandidatura e Binajt, Berisha: Të gatshëm të angazhojmë

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi se PD do të mbështesë kandidaturën e Florian Binajt, në zgjedhjet e pjesshme të Tiranës.

I pyetur për fushatën elektorale, Berisha tha se Binaj do të gjejë ndihmë te forca politike opozitare dhe se PD është e gatshme të angazhojë të gjitha potencialet që i shërbejnë fitores së tij.

“Ne nuk i diktojmë atij, do jetë ai që do e gjejë ndihmën që kërkon nga forca jonë politike. Asnjë hap nuk mund të ndërmerret pa kandidatin dhe do jetë kandidati, në qoftë se kemi rënë dakord për një kandidat të pavarur, kjo nuk do thotë se ne do i diktojmë atij.

Do jetë ai që do gjejë ndihmën që kërkon nga forca jonë politike dhe forcat e tjera politike.

Jemi të gatshëm të angazhojmë, pas rënies dakord me forcat e tjera politike, të gjitha potencialet tona që kandidati e gjykon se i shërbejnë fitores së tij”, deklaroi Berisha.

 

Të fundit