Flash News

Ditari i Opozitës

"Kanë deformuar vullnetin e qytetarëve", Këlliçi: Për videot e PD, duhet të ketë një vendimarrje finale

"Kanë deformuar vullnetin e qytetarëve",

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi ka kërkuar një vendimarrje finale për denoncimet me video që selia blu ka publikuar ku pretendon se zgjedhjet e 11 majit janë manipuluar.

I ftuar në Ora News, Këlliçi shtoi se ato janë video reale autentike që kanë deformuar vullnetin e qytetarëve dhe që dikush duhet të mbajë përgjegjësi. 

"Gjatë këtyre 4 muajve ne kemi publikuar me mijëra faqe dokumente, video, audio, procesverbale të deformimit të procesit të 11 majit.

Për herë të parë kemi patur një task forcë të ngritur nga SPAK që ka qenë një dështim spektakolar i SPAK ku nuk ka asnjë bilanc, asnjë dosje apo rast hetimor të iniciuar.

Unë personalisht marr përgjegjësinë personale që çdo video që është publikuar nga selia e PD në raport me kamerat që kanë mbikëqyrur procesin e votimit në 11 maj, ose të hidhen poshtë nga SPAK pra ato videot që ne i kemi bërë publike pra të thuhet që PD gënjen, mashtron i ka montuar këto video dhe nuk janë të vërteta pamjet ku qytetarët që votojnë dy herë, ku një komisioner merr të dyja vulat i fut në xhep, ku nxirret fleta e trenit bullgar të famshëm.

Për të gjitha këto video ne duhet të kemi një vendimarrje finale, ose këto janë mashtrime dhe trillime të PD dhe duhet të mbajmë ne përgjegjësi ose këto janë video reale autentike që kanë deformuar vullnetin e qytetarëve dhe që dikush duhet të mbajë përgjegjësi", tha Këlliçi. 

Të fundit