Flash News

Ditari i Opozitës

“Kanë hedhur asfalt elektoral”, PD padit në SPAK Ramën, Manastirliun dhe Ulsi Manjën

“Kanë hedhur asfalt elektoral”, PD padit në SPAK

Drejtuesja politike e PD-së në Tiranë, Albana Vokshi ka paditur në SPAK kryeministrin Edi Rama, dhe dy kandidatët socilaistë Ogerta Manastirliun dhe Ulsi Manjën. Ajo ka qenë e pranishme në njësinë 9 në kryeqytet dhe pretendon se në disa rrugë është hedhur asfalt elektoral pa bërë projekte për kanalizimet, duke rrezikuar përmbytjen e shtëpive.

Ajo i bëri thirrje SPAK të nisë hetimet dhe të verë para përgjegjësisë fajtorët.

"Në disa rrugë të njësisë 9, është hedhur asfalt elektoral, duke mbyllur kanalizimet dhe duke rrezikuar përmbytjen e shtëpive dhe të rrugëve. Kodi Zgjedhor i ndalon punime të tilla gjatë fushatës dhe për këtë arsye, ato kryhen pa tabela dhe natën. Ky është një krim elektoral. I fyejnë banorët e kësaj lagjeje. I bëjnë për të blerë vota. Pas 8 vjet qeverisje të dështuar të Edi Ramës, qytetarët e kanë kuptuar se ky asfalt elektoral nuk u përmirëson jetesën, por siç thanë edhe banorët, ka sjëllë më shumë probleme nga bllokimi i kanalizimeve. Ftoj SPAK të hetojë pa vonesë këtë shkelje të ligjit, që dënihet nga 1-5 vjet burg. Ftoj qytetarët që në 25 Prill të dalin e të votojnë për ndryshimin, në mënyrë që çdo abuzues, duke nisur nga Edi Rama, Ogerta Manastirliu, Erion Veliaj dhe kushdo të shkojnë para drejtësisë”- u shpreh Albana Vokshi.

“Kanë hedhur asfalt elektoral”, PD padit në SPAK

Të fundit