Flash News

Ditari i Opozitës

Kapërceu kangjellat e Kuvendit, Noka i revoltuar: E kanë kthyer parlamentin në bunker

Kapërceu kangjellat e Kuvendit, Noka i revoltuar: E kanë kthyer

Deputeti demokrat, Flamur Noka, i cili kapërceu kangjellat e Kuvendit tha se kjo është fytyra e vërtetë e Edi Ramës dhe Lindita Nikollës.

Noka: Ndalojnë deputetet të hyjnë në zyrën e grupit. Kjo nuk është parë.

Ne po kërkojmë mbi çfarë vendimi nuk lejojmë të futemi në zyrën tonë. Ne po na ndalojnë të shkojmë në zyrën tonë. Kjo nuk është parë. Vetëm heshtje.

Po e hajnë opozitarët Lindën. Këtu sot është themeluar republika e gardës, sepse po mbron kështjellën e lindës nga opozitarët, a thua ne jemi krimi dhe banda. Kjo është e neveritshme. Këta nuk kanë limit, dhunë terror dhe përsëri janë të tmerruar. E kanë kthyer parlamentin në bunker, a thua se ka ardhur mafia dhe krimi ndërkombëtar për të sulmuar Lindën.

Këta janë bandë!

 

Të fundit