Flash News

Ditari i Opozitës

Karçanaj me vilë në Palasë, Berisha: Rama u bë avokat i saj për interesa familjare

Karçanaj me vilë në Palasë, Berisha: Rama u bë avokat

Kryetari i PD Sali Berisha foli nga mbledhja e grupit për dosjen e AKSHI-t dhe kontrollet e fundit të SPAK në Palasë, aty ku u gjet një vilë në pronësi të Mirlinda Karçanajt, e cila dyshohet se është përfituar me para të krimit.

Berisha akuzoi kryeministrin Rama si një dëshmitar të rreme dhe ngriti pyetjen se pse SPAK nuk e thërret për të dëshmuar, kur deklaroi disa javë më parë se Karçanaj jetonte me qira.

Kryedemokrati tregoi se pas avokatisë së Ramës për Karçanajn fshihet interesa familjare.

Berisha: Tani, ky dëshmitar i rremë u tha shqiptarëve se Mirlinda e AKSHI-t, e gjora që na banonte në një shtëpi me qira. Kaq e gjorë ishte. Dëshmi absolute të besueshme të njerëzve bashkëpunëtorëve më të ngushtë të saj, të atij që e ka marrë shofer dhe e ka bërë zëvendësdrejtor të përgjithshëm, del se zonja ka dy vila në Palasë dhe një vilë në Qerret dhe apartamente në Tiranë.

Çështja shtrohet, a thirret në SKAP ky dëshmitar i rremë që mashtron shqiptarët dhe u thotë se ajo është kaq e varfër sa banon me qira? Dhe tani pse Edi Rama detyrohet të bëhet dëshmitar i rremë i pasurive të Mirlindës? Një njeri mizogjen dhe brutal, çfarë e shtyn atë të bëhet avokat i Mirlindës?

Atë e shtyn fakti se Linda e vërtetë e AKSHI-t është Linda e Surrelit. Këtu është i gjithë problemi. Kjo është absolutisht e vërteta. Se Mirlinda e AKSHI-t ka qenë thjesht një zbatuese për arsye se AKSHI-n, de facto e ka drejtuar Linda e Surrelit, Ergys Agasi dhe baxhanaku i Edi Ramës, Frangu.

Të fundit