Flash News

Ditari i Opozitës

KAS i hoqi gjobën Veliajt, reagon PD: Akt i paligjshëm, cënoi standartet e barazisë në zgjedhje

KAS i hoqi gjobën Veliajt, reagon PD: Akt i paligjshëm, cënoi
Ivi Kaso

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në partinë Demokratike Ivi Kaso ka reaguar pas vendimit të Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve. Ky i fundit shfuqizoi vendimin për gjobat e vendosur nga KQZ ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas Kasos, KAS-i shkeli besimin, duke dëshmuar se interesi i partisë qëndron mbi ligjin. Ai thotë se kjo strukturë humbi mundësinë për të qenë në funksion të garantimit të zgjedhjeve të lira.

Në emër të Partisë Demokratike, Kaso dënon këtë akt "të paligjshëm" të KAS-it, që sipas tij, cënon standardet e barazisë së palëve në zgjedhje.

"Sot me një vendimarrje të paprecedent, 3 anëtarët e KAS kanë shkelur rëndë besimin se mbi interesin e partisë në pushtet qëndron ligji dhe vetë rregullat e sanksionuara nga KQZ.

Vendimet antiligjore të 3 anëtarëve të KAS bien ndesh me standartin e OSBE për ndarjen e shtetit nga partia, duke justifikuar përdorimin e funksionit publik nga Erjon Veliaj për interesa të Partisë Socialiste", shkruan Kaso në Facebook.

 

Të fundit