Flash News

Ditari i Opozitës

KAS regjistroi grupin e Alibeajt, përfaqësuesi ligjor i Berishës: Maskaradë! Do e apelojmë vendimin

KAS regjistroi grupin e Alibeajt, përfaqësuesi ligjor i Berishës:

Ledjo Nuraj e ka cilësuar maskaradë vendimin e KAS, që detyroi KQZ-në të regjistronte në zgjedhjet e 14 majit Partinë Demokratike me Alibeajn kryetar të komanduar.

Në një prononcim për mediat, përfaqësuesi ligjor i grupit të Berishës tha se do ta ankimojnë këtë vendim.

“Për ne është një maskaradë kjo që ka ndodhur. Absolutisht ne do ndjekim rrugët e ankimit, është absurde. Do ta çojmë për ankimim. Është absurd!”, tha Nuraj.

KAS vendosi të rrëzojë një vendim të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili i kërkoi PD-së që të sillte një deklaratë të angazhimit solemn në zgjedhjet e 14 majit të firmosur nga kryetari i komanduar, Enkelejd Alibeaj.

 Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor brenda pesë ditëve nga shpallja e tij.

 

Të fundit