Flash News

Ditari i Opozitës

KAS rrëzoi kërkesën, përfaqësuesit e PD dhe LSI: Iu bindën urdhrave, Kolegji Zgjedhor të bëjë hetim të plotë

KAS rrëzoi kërkesën, përfaqësuesit e PD dhe LSI: Iu
Pëfaqësuesit ligjor të PD dhe LSI, Ivi Kaso dhe Altin Kaziaj

Pasi Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendosi që të rrëzojë kërkesën e PD dhe LSI-së për pavlefshmërinë e rezultatit dhe përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës kanë reaguar përfaqësuesit ligjor të dy partive.

Ivi Kaso u shpreh se do ta ankimojnë vendimin në Kloegjin Zgjedhor, ndërsa kërkoi nga kjo strukturë që të bëjë një hetim të plotë dhe mos të ndjekë të njëjtën linjë si KAS-i.

"Ky vendim të mos përsëritet në Kolegjin Zgjedhor. Të bëhet një hetim i plotë dhe i gjithënashëm. Të shpresojmë që logjikisht vendimmarrja në Kolegjin Zgjedhor të jetë e ndryshme. Është një detyrim që e kemi ndaj të gjithë shqiptarëve dhe mbi të gjitha demokracisë në vend", tha përfaqësuesi i PD.

Ndërsa Altin Kaziaj u shpreh për mediat se KAS-i shkeli ligjin dhe iu bind urdhrave politikë. Ai theksoi se provat e paraqitura nga opozita ishin të mjaftueshme dhe alarmante.

"KAS ka marrë një vendim duke mos vendosur një standard të caktuar për standardin e zgjedhjeve dhe ripërsëritjen e zgjedhjeve atje pas shpalljes së pavlefshmërisë. KAS sot është njohur edhe me prova shteruese, të cilat ishin alarmante dhe anëtarët e KAS pasi morën urdhra politikë kanë shkelur ligjin", tha përfaqësuesi i LSI.

 

Të fundit