Flash News

Ditari i Opozitës

KAS rrëzoi KQZ, Kaso: Jemi në anën e ligjit dhe interesit publik, kjo është vetëm fitorja e parë

KAS rrëzoi KQZ, Kaso:  Jemi në anën e ligjit dhe interesit

"Si gjithmonë, ne jemi në anën e ligjit dhe vendosim të parin interesin publik." Kështu ka deklaruar Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso pasi Komisionii i Apelimit rrëzoi vendimin e KQZ-së për reduktimin e listës së kandidatëve të koalicionit "Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim". 

Në një deklaratë për mediat Kaso theksoi se përfaqësimi me listat e plota në zgjedhjet e 25 Prillit është vetëm beteja e parë e fituar, pasi më e madhja është ajo e 25 prillit.

Sipas tij, vendimi i KQZ-së ishte i padrejtë dhe i paligjshëm, diktuar nga interesat politike të shumicës.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETAR PËR ÇËSHTJET ZGJEDHORE IVI KASO

Vendimi i sotëm i Komisionit të Apelimit konfirmoi qendrimin e drejtē të Partisë Demokratike pēr listën e përfaqësimit në zgjedhjet politike të 25 Prillit. Si gjithmonë, ne jemi në anën e ligjit dhe vendosim të parin interesin publik, përfaqësimin sa më të plotë dhe dinjitoz të të gjitha shtresave të shoqërisë.

Vendimi i mëparshëm i KQZ-së për të mos regjistruar listat e plota të koalicionit ishte një vendim i padrejtë dhe i paligjshëm, diktuar nga interesat politike të shumicës.

Pas ndryshimit të rregullave të lojës në mënyrë të njëanshme, shumica synoi të vendoste rregulla të tjera, të cilat parandaluan përfaqësimin e plotë dhe të drejtë të të gjitha partive përbërëse të koalicionit tonë.

Tani, koalicioni ynë po konkuron në potencialin e tij të plotë, njerëzor dhe programatik. Por përfaqësimi i koalicionit PD në zgjedhjet e 25 Prillit me listat e plota është vetëm beteja e parë e fituar.

Beteja më e madhe është ajo e ditës së zgjedhjeve, 25 Prill.

Qytetarët e dinë që këto zgjedhje nuk janë për Ramën apo Bashën: Këto zgjedhje janë për të ardhmen e fëmijëve dhe familjeve të tyre. Kēto zgjedhje vendosin nēse Shqipëria do tē perparojē drejt Bashkimit Evropian.

Njerëzit e dinë që kjo nuk mund të bëhet nga Edi Rama, i cili dështoi për 8 vjet dhe na la mbrapa të gjitha vendeve tē tjera. Njerëzit do të votojnë për Lulzim Bashën, misioni i të cilit është të ndërtojë në Shqipëri një qeveri evropiane, të përgjegjshme dhe me një fytyrë njerëzore.

Asgjë nuk do të na ndalojë të sjellim ndryshimin në Shqipëri me njerëzit tanë të mrekullueshëm, të cilët kanë nevojë dhe e duan kaq shumë ndryshimin! Ne do ta bëjmë të mundur këtë në 25 Prill me ndihmën e të gjithë shqiptarëve.

Të fundit