All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Katërkëndësh apo trekëndësh?/ Basha i përgjigjet Metës: ‘Bermuda’, karuseli që po mban peng Shqipërinë

All - Paragraf - 1

Katërkëndësh apo trekëndësh?/ Basha i përgjigjet

Presidenti Ilir Meta, pak ditë më parë, ‘theu’ heshtjen që e kishte kapluar përballë tensioneve, trazirave dhe ngjarjeve aspak të zakonta, që kanë mbërthyer politikën shqiptare.

All - Paragraf - 3

Meta iu përgjigj për herë të parë, ‘ftesës’ që kreu i opozitës Lulzim Basha i parashtroi në Kuvend, për t’u bërë pjesë e të ashtuquajturit ‘Trekëndëshi i Bermudës’ bashkë me Ramën dhe Berishën.

“Nuk është problemi i trekëndëshit, ai është problemi i tij. Këtu problemi kryesor është katërkëndëshi i përgjegjësive madhore të cilave ai nuk mund t’ua shkarkojnë të tjerëve, sidomos Ilir Metës, si president dhe asi politikan aktiv me të cilin ka pasur një marrëdhënie”, deklaroi Meta.

Sot, në një intervistë për Ora News, Lulzim Basha ka replikuar ndaj deklaratës së presidentit. Kreu i opozitës, në mënyrë indirekte, i quajti një makineri spekulimesh e gënjeshtrash, duke theksuar se ky trekëndësh është një karusel që po e mban peng Shqipërinë për 30 vite.

“Nuk ka pikë diskutimi që në përpjekje për të zhveftësuar betejat e jashtëzakonshme që PD ka kryer dhe unë kam drejtuar në emër të saj e shqiptarëve kemi kundër një makineri të tërë propaganda, gënjeshtrash, spekullimesh të pacipta. Nuk më habisin shumë prej tyre. Jam habitur ditët e para kur i kam dëgjuar nga goja e Sali Berishës por tani nuk më habit asgjë. Asgjë nuk lëkund vendosmërinë time për të bërë bashkë me demokratët e shqiptarët që duan ndryshimin e ndalur përdhunshëm më 25 prill në betejën për të ardhmen e tyre për tu përballur me ata që duan statuskuonë. Për hir të statuskuosë që kanë përfituar dhe vazhdojnë të përfitojnë edhe kur janë në qeveri edhe në opozitë duan ta mbajnë karuselin në lëvizje. Ky karusel nuk do të ndalet ka 30 vite që e mban Shqipërinë peng. Trekëndëshi i Bermudes është trekëndëshi ku humbet e përthith gjithçka që i duhet këtij vendi. Kjo është një betejë mes të shkuarës e së ardhmes dhe ju garantoj që jam i vendosur të ec përpara e jo të kthej sytë nga e shkuara”, deklaroi Basha.

Të fundit