Flash News

E-TJERA

‘Trekëndëshi i Bermudës’/ Meta i përgjigjet Bashës: Le të bëjë lapsuse, po të mbajë përgjegjësi për katërkëndëshin

‘Trekëndëshi i Bermudës’/ Meta i përgjigjet

Presidenti Ilir Meta iu përgjigj për herë të parë akuzës së kreut të opozitës Lulzim Basha, lidhur me ‘Trekëndëshin e Bermudës’ që citoi disa javë më parë në Parlament.

I ftuar në RTV Ora, Meta i dha të drejtën e plotë kryedemokratit për të shprehur mendimin e tij, por i kujtoi një katërkëndësh për të cilin Basha duhet të mbajë përgjegjësi. Bojkoti i reformës në drejtësi, asaj territoriale, djegia e mandateve dhe zerimi i opozitës në pushtetin lokal, Meta i cilësoi përgjegjësi që peshojnë mbi kryedemokratin.

“Është e drejta e tij edhe të bëjë lapsuse edhe të ketë ndoshta ndonjë mendim të tij të lirë. Unë nuk kam asnjë shqetësim, jam përpjekur që të mos gabojë rëndë. Sa herë më ka kërkuar ndihmë e kam ndihmuar dhe telefonin tim e kam pasur të hapur. Por dua të them se politikanët shqiptarë duhet të mbajnë përgjegjësi. Sepse jemi në një situatë kur vihet në pikëpyetje legjitimiteti i PD-së, pas parlamentit. Nuk është problemi i trekëndëshit, ai është problemi i tij. Këtu problemi kryesor është katërkëndëshi i përgjegjësive madhore të cilave ai nuk mund t’ua shkarkojnë të tjerëve, sidomos Ilir Metës, si president dhe asi politikan aktiv me të cilin ka pasur një marrëdhënie. Ky është një katërkëndësh që ka si rezultat kapjen e shtetit. Bojkoti i reformës në drejtësi, asaj territoriale, djegia e mandateve dhe zerimi i opozitës në pushtetin lokal, janë përgjegjësi që nuk u ikën dot”, u shpreh Meta.

Të fundit