Flash News

Ditari i Opozitës

“Ke gjet njerëzit e gabum”/ Alizoti i përgjigjet Ramës: I biri i Kristaqit sot ka bërë një kërcënim

“Ke gjet njerëzit e gabum”/ Alizoti i përgjigjet

Drejtuesi politik i PD-në në Elbasan, Tomor Alizoti, iu përgjigj kryeministrit Edi Rama, i cili nga takimi përmbyllës i fushatës në Elbasan, e ironizoi duke i thënë se ka gjetur njerëzit e gabuar për t’u marrë. 

I ftuar në “Top Story”, deklaratën e kryeministrit Alizoti e quan kërcënim.

“Më kujton Kinostudion e dikurshme. Një armatë e madhe që propagandon. Atë ditë ka pasur një shpërthim në Elbasan, ndaj përmenda minat. Ndërsa si njeri i lidhur me bandat, ai (Rama) duhet ngrënë. Por ai është dhe njeri që nuk hahet.

Por ai sot ka bërë një kërcënim. Tha po ke gjetur vendin e gabuar, njerëzit më të gabuar.

Çuni i Kristaqir duhet të dijë një gjë, Tomor Alizoti është biri i dikujt që është varur nga partia e Kristaqit.

Ai sot ka bërë një kërcënim. Unë jam duke u marrë pikërisht me njeriun e saktë. Imagjinoni në një vend si Gjermania që nipi i Hitlerit t’u drejtohej atyre që kanë qenë në kampet e përqëndrimit. Ai këtu po merret me racë, nëse ai është soj delenxhiu, ta dijë që partia e punës, ai vetë, prejardhja e tij është mision për mua. Njerëzit e mi janë varur nga njerëzit e tij. Të diskutoj me një njeri që ka lindur pa brekë rrugëve të Parisit, nuk e bëj dot…”, tha ai. 

Të fundit