Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi akuza Emiriana Sakos: I ka dhënë 200 mijë euro një personi në kërkim si Zoto

Këlliçi akuza Emiriana Sakos: I ka dhënë 200 mijë

Komisioni Hetimor për Inceneratorët kishte sot dëshmitare kryebashkiaken në detyrë të Durrësit, Emiriana Sako, e cila braktisi sallën pa përfunduar dëshminë.

Për këtë kryetarja e komisionit Jorida Tabaku paralajmëroi padi penale ndaj Sakos. Kjo e fundit e quajti të pavend të ishte e pranishme në komision për të komentuar qëndrimet e Tabakut.

Kryetarja e komisionit i tha vazhdimisht Sakos të mos ishte arrogante në përgjigjet e saj, deklaratë kjo që e acaroi dhe bëri që Sako të largohej nga mbledhja e komisionit.

Debatet vijuan mes palëve në komision. Ishte nënkryetarja Ermonela Felaj kërkoi të respektohen dëshmitarët e thirrur në seancë.

Deputeti Belind Këlliçi iu drejtua Felajt duke i thënë se është ajo që ka ardhur të prishë punimet e komisionit, duke hedhur edhe një akuzë të fortë mbi Emiriana Sakon me pretendimin se i ka dhënë 200 mijë euro më 14 shkurt, Klodian Zotos, i shpallur në kërkim për aferën e inceneratorëve.

Pjesë nga debatet:

Felaj: Na pëlqen apo jo, duhet t’i respektojmë dëshmitarët. Duhet të dëshmojmë kulturën tonë.

Tabaku: Bëjmë thirrje të përgatitet një kallëzim për kryebashkiaken Sako, që la mbledhjen.

Këllici-Felajt: Keni ardhur me mision të qartë për të prishur komisionin e për të bërë zhurmuesin. Sako ka kurajon të largohet nga komisioni. Është pikërisht kjo arrogancë, duke nisur me Edi Ramën, Veliajn, etj., kanë shkelur gjithë ligjet për këtë aferë. Kjo, që duhet të jepte përgjigje sot, më 14 shkurt i ka dhënë 200 mijë euro një personi në kërkim, Klodian Zotos. A fliste ajo sot me Vangjush Dakon, teksa ishim në komision? Znj. Felaj, është e dallueshme si drita e diellit, që ky komision ka një çrregullim total, që ditën që jeni shfaqur ju në komision. Me gjithë eksperiencën që mund të keni, nëse keni mision të shkatërroni punën e këtij komisioni, është e kotë. Arrogancë të tillë ndaj deputetëve, nuk e kam parë ndonjëherë. Nëse doni që të bëjmë këtu shoë dhe të zihemi, kjo nuk është objektiv i komisionit.

Felaj: Jorida, mos e bëj më këtë gjë, fole një orë ti, e prishe mbledhjen.

Të fundit