Flash News

E-TJERA

“A kishe presion nga Rama?” Debat me Tabakun, Sako largohet nga mbledhja: Këtu gjeta arrogancë dhe injorancë

“A kishe presion nga Rama?” Debat me Tabakun, Sako largohet nga

Në Komisionit Hetimor për Inceneratorët sot ishte thirrur për të dëshmuar kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako. Kjo e fundit debatoi me kryetaren e komisionit Jorida Tabakun edhe anëtarët e opozitës.

E pyetur nga Tabaku nëse ka pasur presion nga kryeministri Edi Rama për t’i çuar mbetjet në landfillin e Sharrës, Sako e mohoi.

Kryebashkiaja e Durrësit u nervozua nga pyetjet e Tabakut dhe ndërhyrjet e anëtarëve të Komisionit.

Ndërsa Tabaku i kërkoi të mos ishte arrogante në qëndrimin e saj, Sako u shpreh se arrogancën dhe injorancën e gjeti ndër radhët e komisionit dhe më pas u largua nga mbledhja.

Debati Tabaku-Sako

Tabaku: Me cilin akt keni depozituar mbetjet?

Sako: Me kërkesën që ju keni në dorë ku kam kërkuar mbështetjen. Si mendoni ju, plehrat duhet të rrinin në rrugët e Durrësit.

Tabaku: Me qetësi, qetësohu. A kishe presion nga Rama për ti lënë në Durrës dhe ti çoje në inceneratorin e Sharrës

Sako: Absolutisht jo, ky është një shembull që duhet ndjekur. Ç’është kjo çështje? Ç’punë kam unë, unë jam kryetare e Bashkisë së Durrësit.

Tabaku: Bashkia e Durrësit për një vit e gjysëm nuk ka marrë masa. Ju keni një kat-dorëzimi të sheshit “EkoPark” në Durrës në datën 14.04.2020 që e keni dorëzuar sheshin pa marrë asnjë masë për t’i depozituar mbetjet në një vend tjetër. Si e zgjidhët?

Sako: Ktheva përgjigje më parë për këtë

Tabaku: Nuk e degjova. Mos jini arrogante me anëtarët e komisionit

Sako: Akuzohem për arrogancë, por arrogancën e gjej këtu. Jo vetëm me arrogancë, por edhe injorancë

 

Të fundit