Flash News

E-TJERA

Komisioni për Inceneratorët/ Debat mes Tabakut dhe Felajt: Pusho po të them! Nuk ma humb dot durimin

Komisioni për Inceneratorët/ Debat mes Tabakut dhe Felajt: Pusho po

Takimi i kryetare së Komisionit Hetimor për Inceneratorët Jorida Tabaku me kreun e SPAK-ut, Arben Kraja ka shkaktuar debat në mbledhje.

Deputetja socialiste Ermonela Felaj pasi bëri me dije se PS do ta kallëzojë në SPAK Tabakun me arsyetimin se nuk u mandatua nga komisioni për këtë takim, nuk e ka lejuar demokraten që të flasë gjatë mbledhjes.

Tabaku nuk i dha fjalën, por Felaj fliste nga vendi, duke mos e lejuar demokraten të vazhdonte mbledhjen. Tabaku i ka kërkuar të pushojë se foluri, ndërsa e ka konsideruar Felajn si shembullin më të keq të grave në politikë.

Tabaku: Iu lutem kolegë qetësi. Zonja Felaj është shembulli më i shëmtuar se si zonjat bëjnë politikë.

Je e pakonceptueshme, shiko…shiko…Nuk ma humb dot durimin mua. A mund të pushosh të lutem? Qetësohu dhe pusho. Mblidh veten dhe pusho se je duke prishur mbledhjen. Pusho po të them.

PS është krenare që Ermonela erdhi nga pushimet jushtë dhe erdhi me fuqi të plotë për të punuar në këtë komision.

Nuk ta dhashë fjalën. Hiqe dorën nga mikrofoni se jam duke folur. Se çfarë bëj unë, vazhdoj vetë.

 

Të fundit