Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi akuza të forta për Bashën: Është shitur të Rama për tendera

Këlliçi akuza të forta për Bashën: Është

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka hedhur akuza të forta në drejtim të ish kryedemorkatit Lulzim Bashës, duke thënë se sulmi ndaj Sali Berishës, bëhet pikërisht për shkak të qëndrimit që ka mbajtur ish kreu i PD karshi mazhorancës.

I ftuar në A2 CNN, Këlliçi tha se mazhoranca në bashkëpunim me drejtësinë kanë nisur një betejë kundër ish-kryeministrit për shkak se Edi Rama ishte mësuar që të kishte përballë jo një opozitë të fortë si e konsideron ai këtë PD, por një opozitë që mund ta kontrollonte fare mirë. Këtu e ka fjalën për Lulzim Bashën dhe një grup deputetësh që i ka pas vetes.

“Sepse opozita pas shtatorit 2021 u shkëput nga një kontroll i plotë i mazhorancës, ka ende një opozitë që kontrollohet nga qeveria, çon në Kuvend amendimet e që kërkon kryeministri, aty ende kryeministri të dikton kush është kreu i grupit të PD, ta cakton Rama përmes Lindita Nikollës, të cakton se kush është anëtar i Komisionit të Reformës Zgjedhor dhe të mohon të drejtën Kushtetuese për të ngritur Komisionet Hetimore”, tha Këlliçi.

Nisur nga fakti që ky grupim artikulon në çdo dalje publike se opozita e Bashës po kontrollohet nga mazhoranca, Këlliçi “zbuloi” edhe mënyrën se si kjo qeveri po “blen” këtë pjesë të partitë më të madhe opozitare në vend.

“Përfitojnë tendera, përfitojnë punë publike, që njerëz të afërm të tyre, Basha ka 2 kate te kulla, si i mori ato kate në kullën më të shtrenjtë, janë një grup i vogël që mbështesin Bashën, që një Zot e di pse e mbështesin, por ka krijuar modelin e opozitës së komanduar”, tha ai.

Ndalur të Berisha, ai e pranoi se ky i fundit i vetëm nuk e çon opozitën drejt fitores, por e përcaktoi si një themel të rëndësishëm të partisë.   

 

 

Të fundit