Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi ironizon mazhorancën: Krijoni një komision të posaçëm për marrëdhëniet me kartelet e drogës

Këlliçi ironizon mazhorancën: Krijoni një komision të

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj ndryshimeve në rregulloren e Parlamentit gjatë seancës së sotme plenare.

Këlliçi ironizoi faktin që po diskutohen komisione të përhershme parlamentare për çështje të tjera, ndërkohë që sipas tij, mazhoranca po shmang temat kyçe si krimi i organizuar dhe lidhjet me politikën.

Ai shtoi shtoi me ironi se një komision i tillë duhej të ishte njëpartiak, për të zbuluar të vërtetat lidhur me përfaqësuesit politikë të lidhur me grupe kriminale në qarqe të ndryshme.

“Unë e kam të pamundur të votoj pro ndryshimit të kësaj rregullore për aq kohë sa nuk shoh një komision të domosdoshme të marrëdhënieve me  kartelet e drogës dhe me grupet e strukturuara kriminale, duhet të jetë një komision një partiak dhe ku ju po i hyni në hak anëtarëve  dhe kolegëve tuaj përfaqësues të bandave të qarkut Elbasan, Durrës, Shkodër e Tiranë. Ju po i hiqni të drejtë Nesti Angonit që e keni në grupin tuaj parlamentar që të jetë kryetari i një komisioni të përhershëm”, tha nder te tjera deputeti i PD-së.

Të fundit