Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi ironizon qeverinë: Mund të bëjnë edhe një katërputrorsh ministër

Këlliçi ironizon qeverinë: Mund të bëjnë edhe

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ironizoi kryeministrin, duke thënë se “mund të bëjë edhe një katërputrosh ministër”.

DUke folur mbi kërkesën e opozitës për mocion për debat në Kuvend në News 24, deputeti i ri tha se opozita duhet të ketë zë dhe hapësirë për të folur në parlament, pasi përfaqëson qytetarët.  

"Kryeministri ndoshta ëndërron që edhe opozitën ta kthejë në avatar. Ai ndoshta bën një qen ministër, edhe pse unë i kam qejf kafshët, dhe mund të thotë se katërputrorshi do prezantojë programin e qeverisë. Unë dua të flas për korrupsionin, shpopullimin, dhe për rrenën e madhe në atë program, ‘mirëqenien për shqiptarët’, kur në fakt të gjithë po ikin nga vendi, nga situata e rëndë ekonomike", deklaroi Këlliçi. 

 

 

 

Të fundit