Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Miqve të Ramës në Sinaloa iu sekuestruan miliona dhe 7 tonë k*kainë

Këlliçi: Miqve të Ramës në Sinaloa iu sekuestruan

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi ka hedhur sërish akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se ka lidhje me funksionarë të kartelit të famshëm të kokainës që operon në Amerikën Latine, Sinaloa.

I ftuar në A2 CNN, Këlliçi u shpreh se drejtësia është e kapur teksa premtoi se shumë shpejt të gjitha denoncimet e demokratëve do të vërtetohen përpara publikur.

“Miqtë e tij të ngushtë në kartelin Sinaloa dje kanë marrë një goditje të jashtëzakonshme, u janë sekuestruar rreth 14 mln usd rreth 7 tonë kokainë. I priste në zyrë.

Funksionarët e kartelit Sinaloa me Dorian Duckën dhe një gjerman i priste në zyrë. Ne nuk do të rreshtim së foluri. Do të vij momenti që do të shihni që nuk flet kot PD. Është drejtësia e kapur, shoqëria civile e kapur… Ky aksion i nisur nga PD do të rezonojë në dyert dhe veshët e duhura brenda dhe jashtë vendit”, tha Këlliçi.

Të fundit