Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi në GJKKO: I qëndroj dëshmisë, janë përfituar 25 milionë dollarë nga dosja 5D

Këlliçi në GJKKO: I qëndroj dëshmisë, janë

Në Gjykatën e Posaçme ka nisur gjyqi për dosjen 5D, ku po dëshmon edhe deputeti demokrat Belind Këlliçi, denoncuesi më i fortë i aferës.

Para togave të zeza, Këlliçi ka deklaruar se i qëndron dëshmisë që ka dhënë në SPAK dhe akuzave të ngritura ndaj ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës.

“Të gjithë informacionin e kam marrë në shkurt - mars 2023, e kam dorëzuar si provë në organin e akuzës. Po të më jepni kohë rikthehem dhe ju them gjithçka që disponoj. Nuk kam pasur dijeni mbi pyetjet që do bëhen, dhe jam gati t’i shqyrtoj dhe të kthehem t’i deklaroj. Kam dhënë dëshmi në SPAK dhe i qëndroj. 25 milionë dollarë është përllogaritja që kemi bërë që është fituar nga 5D”, ka deklaruar në seancë Këlliçi.

Të fundit