Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Nga dosja e inceneratorit të Tiranës janë zhdukur prova është hequr emri i Veliajt

Këlliçi: Nga dosja e inceneratorit të Tiranës janë

Anëtari i Kryesisë së PD-së së Rithemelimit, Belind Këlliçi denoncon se në dokumentet e Strukturës së Posaçme, me anë të të cilave u kërkua arrest me burg për 14 persona në lidhje me dosjen e Inceneratorëve, mungojnë fakte dhe prova që implikojnë kryebashkiakun Erion Veliaj.

“Dhe në dokumentin që u çua në 7 dhjetor për Taulant Tushën dhe për 14 anëtarë të tjerë, të jenë zhdukur prova. Është hequr emri i kryetarit të Bashkisë”, tha Këlliçi në emisionin “Debat” në A2CNN.   

Sipas Këlliçit, në relacionin që u dërgua në Kuvend për të kërkuar aprovim për arrestimin e Arben Ahmetajt, në dokumente përmendej tre herë emri i kryebashkiakut Erion Veliaj. E megjithatë, duket se emri, firma dhe vula e tij, gjithnjë sipas Këlliçit, janë zhdukur.

Këlliçi madje u zotua se nëse nuk do të ketë reflektim në vijim, prokurorët e çështjes do të kallëzohen për shpërdorim detyre. Ndërsa, 15 masat e lëshuara nga SPAK për inceneratorin e Tiranës, Belind Këlliçi i cilësoi qesharake.

Të fundit