Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi publikon videon e Veliajt: Shikoni ç’mendon Erjoni për ata që nuk banojnë në Tiranë

Këlliçi publikon videon e Veliajt: Shikoni ç’mendon

Ish deputeti Belind Këlliçi ka publikuar në rrjetet sociale një video të kryebashkiakut Erion Veliaj, i ftuar në një emision televiziv.

Sipas Këlliçit, Veliaj, një ish ministër i shanseve të barabarta ushqen paragjykimet për t'i krehur bishtin fanatikëve të tij.

“Shikoni si prishet në fytyrë Veliaj. Të mendosh që ky ka qenë ministër i shanseve të barabarta!!!

Ushqen paragjykimet për t'i krehur bishtin fanatikëve të tij. As ata nuk e kursejnë helmin krahinor dhe racor. Shefi i madh, si më "kreativ" që mbahet, i quan "çeçenë", me raste edhe "shpellarë. Fyerjet alternohen, por asnjë media nuk skandalizohet, ama u tronditën shumë kur unë thashë për të "i ardhur" duke thënë thjeshtë një të vërtetë.

E kriminalizuan aq shumë fjalën shqipe saqë Veliaj u kollit menjëherë me paratë e inceneratorit.

Tani po ju lë në shoqërinë e kryetarit të plehrave”, shkruan krahas videos Këlliçi.

Të fundit