Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi: Shqipëria, laborator eksprimental i Soros, që ka kapur gjithçka

Këlliçi: Shqipëria, laborator eksprimental i Soros, që ka

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj Fondacionit Soros dhe ndikimit të tij në Shqipëri.

I ftuar në Syri Tv, Këlliçi e ka cilësuar Shqipërinë si “laboratori eksperimental i preferuar” i Soros, duke theksuar se Shqipëria është një nga rastet ku axhendat e mbështetura nga fondacioni, të cilat sipas tij synojnë kapjen e institucioneve dhe eliminimin e opozitës, janë zbatuar në mënyrë më të plotë.

“Ekstremi  i majtë në Amerikë arriti kulmin përmes këtyre axhendave. Mos harroni, e kemi parë në seancat e famshme të komisionit ‘DOXH’ në kongres që janë mbyllur me dhjetëra e dhjetëra projekte nga komisioni ‘DOXH’ të financuar nga USAID dhe fondacioni SOROS që avanconin axhendat e LGBT, axhendat e ‘Trans Gender’, axhendat e ndryshme qoftë edhe të personave që donin të ndryshonin seksin në ushtrinë amerikane.

Janë hequr nga forcat e armatosura me mijëra anëtarë të cilët kishin këto lloj axhendash dhe i janë kursyer taksapaguesve amerikanë, me qindra milionë dollarë që shkonin për këto axhenda. Amerika, vitet e fundit, dekadën e fundit më së shumti rrëshqiti në këto axhenda.

Është një qëndrim publik i Presidentit të SHBA-ve, nuk është Trump që flet si individ, nuk është Trump që flet si kandidat, nuk është Trump që flet si një politikan, nuk është Trump që flet në ‘true social’ apo në një media tjetër. Jo, është President i SHBA që i kërkon agjencive ligjzbatuese të SHBA-ve që të gjykojnë dhe të ndjekin penalisht organizatën ‘fondacioni i hapur’ i George Soros bazuar në ligjin ‘Rico’ dhe duke i ngritur akuza federale.

Pra, është presidenti i SHBA-ve që kërkon këtë akt konkret. Dhe të mos harrojmë, në të gjithë retorikën anti-Soros kam përshtypjen që është konsideruar si qëndrimi më i fortë i Trumpit kundër Soros deri më sot.

Në kongres është përmedur edhe rasti i Shqipërisë, ku është përmendur edhe zoti Berisha me emër e mbiemër, është përmendur fakti që Soros ka financuar persekutimin, ndjekjen penale e ndjekjen ligjore të zotit Berisha, shpalljen e tij non-grata dhe goditjen e opozitës dhe shuarjen e opozitës në Shqipëri.

Prandaj po them që Shqipëria është laboratori eksperimental i preferuar i këtij fondacioni që ka kapur gjithçka. Pra, nëse ka funksionuar ky fondacion në mënyrë perfekte, ka funksionuar në Shqipëri”, deklaroi Këlliçi. 

Të fundit