Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi thirrje për protestën e nesërme: Nesër përpara Gjykatës së Lartë

Këlliçi thirrje për protestën e nesërme: Nesër

Anëtari i  Kryesisë së PD, Belind Këlliçi në një postim në facebook, ka bërë thirrje që të protestohet përpara Gjykatës së Lartë ku do të mbahet seanca gjyqësore për vulën e PD-s.

Këlliçi është shprehur se Përvetësimi i vulës së Partisë Demokratike ka për qëllim afatgjatë zhbërjen e simboleve historike dhe identitetit të forcës së parë demokratike në vend.

Nesër në 09:00, shihemi në protestë përpara Gjykatës së Lartë.

Përvetësimi i vulës së Partisë Demokratike ka për qëllim afatgjatë zhbërjen e simboleve historike dhe identitetit të forcës së parë demokratike në vend.

Organizim në bllok nga qeveria e nipërve dhe mbesave për të zhbërë historinë e Shqipërisë pluraliste. Protesta për mbrojtjen e simboleve tona është protestë për dinjitetin tonë si të djathtë. O sot, o kurrë  

Të fundit