Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi tregon dy ‘kriteret’ që i dhanë Skënder Hitës postin e kreut të Policisë

Këlliçi tregon dy ‘kriteret’ që i dhanë

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka treguar dy ‘kriteret’ që ka plotësuar Skënder Hita për t’u vendosur në krye të Policisë së Shtetit, si pasues i Ilir Prodës.

Në një postim në Facebook, Këlliçi shkruan se Hita ka dhënë kontributin e tij në farsën e 11 Majit, konkretisht në Fier, dhe së dyti, ka një lidhje të fortë me Belinda Ballukun.

Këlliçi shprehet se që të fitosh zemrën e Ramës duhet të jesh “menaxher i mirë i bandave, të njohësh intreresat, të garantosh paprekshmëri”, kritere që duket se Hita i ka përmbushur.

Postimi:

Janë 2 kriteret kryesore që plotësonte Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, për të cilat nuk shkruhet në letra e nuk flitet zyrtarisht, por që kanë ndikuar në vendimmarrjen e Edi Ramës.

E para, kontributi i tij madhor në farsën elektorale të 11 majit, në Qarkun e Fierit, me rekordet e një rezultati Bjellorus, ashtu siç Edi Rama po e kërkon nëpër gjasme analiza e asamble.

E dyta, lidhja e fortë me Belinda Ballukun, për të cilën Edi Rama është gati të ngrejë kartonat në Kuvend për ta mbrojtur, dhe të prapësojë SPAK e reformën në drejtësi.

Sa për ato pallavrat që flet Ministri i Brendshëm e që shpërndahen nëpër njoftime, ato ishin kritere që mund t’i plotësonte kandidati tjetër.

Por që të kesh besimin, që të fitosh zemrën e Edi Ramës, duhet të jesh menaxher i mirë i bandave e krimit të organizuar, të njohësh interesat e tyre, të garantosh paprekshmëri për ta, të sulmosh kundërshtarët politikë dhe të mbushësh thesin me vota për rilindjen.

E po ashtu, të kontribuosh në çështjen Balluku, edhe tani që ajo ka nevojë të ketë policinë e shumë asete të tjera publike e qeveritare në dispozicion për të penguar hetimin e drejtësinë.

Ky është Drejtori i ri i Policisë. Të tjerat, konkurset e kriteret, ushqim i ndenjur për progagandën e lodhur.

Të fundit