Flash News

Ditari i Opozitës

“Kemi fakte që PS kërkon të blejë vota në Durrës”, Paloka: Fitojmë 9 mandate në këtë qark

“Kemi fakte që PS kërkon të blejë vota në
Edi Paloka

Kandidati i PD-së për Durrësin, Edi Paloka ka folur për fushatën zgjedhore, ku ka theksuar se situata në qarkun ku garon është e qetë. Por ai nënvizon se ka elementë të caktuar nga Partia Socialiste, që kërkojnë të bëjnë abuzime të ndryshme në këmbim të votës.

Paloka u shpreh në "Koha për t’u zgjuar" se këto raste janë monitoruar dhe janë mbledhur fakte, të cilat do të dorëzohen edhe në organet e drejtësisë. Ai tha se krimet elektorale nuk kanë munguar gjatë kësaj fushate

“Një fushatë që duhet të jetë normale, kontakti me njerëzit është kryesor. Nga krahu tjetër atë që quaj fushata e errësirës, aty janë deputetë që s’kanë bërë takime me njerëzish dhe natën e bëjnë fushatën. Sheh natën, çakull që hidhet natën, shtyllat elektrike që ngulen si rastësisht, përpjekje të dëshpëruara për të bërë ato që duhet të kishin bërë në këto 8 vite.

Kjo është më e pakta, sepse ka dhe krime elektorale, abuzimet me pushtetin, punësime 2 mujore dhe shumë shkelje të tjera. Krimi elektoral dhe shit-blerja e votës është ende evidente. Kam bërë tre padi, njëra nuk është ende publike, por ne kemi prova, emra dhe regjistrime të këtyre që bëjnë këtë punë”, u shpreh Paloka.

Ky i fundit shprehu bindjen se PD do të fitojë 9 mandate në Durrës, ndërsa kundërshtarët 5.

Të fundit