Flash News

Ditari i Opozitës

Kërcënimi ndaj gazetares në Rrogozhinë, Berisha: Bandat e Veliajt e penguan të kryejë detyrën

Kërcënimi ndaj gazetares në Rrogozhinë, Berisha: Bandat e

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pas kërcënimit të gazetares dhe grupit të xhirimit të Syri Tv në Rrogozhinë, nga simpatizantët e Edison Memollës.

Në një reagim në Facebook, Berisha shkruan se janë bandat e Erion Veliajt dhe familjarët e Memollës që pengojnë gazetaren të kryejë detyrën e saj.

Berisha thotë se në video është xhaxhai i Memollës i cili shihet teksa kap prej krahu një nga djemtë e grupit të xhirimit.

Postimi:

Stop kërcënimit të mediave!

Bandat e Erion Velisë dhe familjarët e kandidatit të Edi Ramës, në Bashkinë e Rrogozhinës kërcënojnë ekipin e Syrit dhe i pengojnë në detyrën e tij. Në video keni xhaxhain e kandidatit rilindas, Arif Memolla, polic që agreson dhe fizikisht anëtarët e ekipit të televizionit Syri.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këto akte banditeske të organizuara direkt nga Erion Veliaj dhe mbështes plotësisht mediat në detyrë dhe ju bëj thirrje atyre të vazhdojnë të përmbushin me guxim detyrën e tyre.

Të fundit