Flash News

Ditari i Opozitës

Kërkesa e SPAK, Berisha: Urdhër i Ramës, opozita do ta shkallmojë diktaturën

Kërkesa e SPAK, Berisha: Urdhër i Ramës, opozita do ta

Kreu i PD-së Sali Berisha, ka komentuar kërkesën e SPAK  në GJKKO masën e arrestit shtëpiak me mbikëqyrje policore si edhe ndalimin e komunikimit për të.

Sipas kreut të PD-së, kërkesa e prokurorisë vjen me urdhër të kryeministrit Edi Rama me qëllim për të goditur opozitën. Por, sipas Berishës, opozita do të triumfojë dhe do të rrëzojë qeverinë Rama.

(Kërkesa e SPAK) Është urdhër i Edi Ramës i cili është i tmerruar nga Sali Berisha, të cilit Sali Berisha i bëri një gjë: I shkatërroi ëndrrën për një Shqipëri pa opozitë, që të qeverisë pa opozitë. Dhe ai mendon se me këto masa ekstreme do mund të më impresionojë. Asgjë s’më impresionon mua. Ai tani i bie borive ‘kush e drejtojë opozitën’. Opozita do shkojë drejt fitores”, u shpreh kryedemokrati në emisionin “A Show” në Syri Tv.

 

Të fundit