Flash News

Ditari i Opozitës

Kërkesa e SPAK për kreun e PD, Balliu: Bëhet për të tërhequr vëmendjen nga vjedhja e qytetarëve

Kërkesa e SPAK për kreun e PD, Balliu: Bëhet për të

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka reaguar në një postim në Facebook lidhur me kërkesën e SPAK, drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të kreut të PD, Sali Berisha.

Balliu shkruan se sulmi ndaj liderit të opozitës, vjen pas kapjes në flagrancë të drejtësisë që është gati të godasë këdo për inceneratorët përvec pronarëve të vrërteteë të tyre që çdo shqiptar dhe ndërkombëtar i di dhe i njeh.

Postimi i plotë:

Sulmi ndaj liderit te opozites duket se vjen, pas kapjes ne flagrance te nje drejtesie qe eshte gati te godase kedo per inceneratoret pervec pronareve te inceneratoreve qe cdo shqiptar dhe nderkombetar di dhe njeh si Rama dhe Veliaj.

Kjo duket si nje deshmi konkrete per situaten e veshtire te vendit, shoqerise, dhe politikes ne shqiperi.

Prokurore qe zbatojne urdhra, duke neperkembur shtetin ligjor, qe kalojne nga vendimet ne baze te kodit penal ne vendime pleniumesh politike.

Sot njesoj si ne cdo vend tjeter diktatorial goditet opozita dhe jo pushteti i korruptuar.

Cka konfirmon sa me siper, eshte fakti se vjedhja nuk ndalon as edhe nje ore te vetme.

Hapen dosje, behen padi, behet lajm, behet ndonje vendim.

Por te gjitha keto duket se jane per te hequr vemendjen nga vjedhja sistematike e qytetarve.

Vjedhje te rruget nga 1.6 milion euro kilometri ne Kroaci ne 30 milion euro kilometri ne Shqiperi, vjedhje masive ne shit-blerjen e energjise 376 milion euro abuzime ne OSHE, vjedhje masive ne taksa ne tatime te dyfishta, vjedhje makabre te kater koncesioneve në shendetesi.

Vjedhje harbute pra ne cdo arterie te buxhetit.

Per sa kohe gropa ekonomike e Shqiperise merr mbeshtetje te thellohet dita dites, pikpyetjet jane te medha.

 

Të fundit