Flash News

Ditari i Opozitës

Kërkesa për Berishën, Bardhi: Vetëm me logjikën 7×7=42 kërkohet pezullimi i diçkaje që s'ekziston

Kërkesa për Berishën, Bardhi: Vetëm me logjikën

Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me kërkesën e firmosur nga deputetët e opozitës drejtuar Gjykatës Kushtetuese që të pezullohet vendimi i GJKKO për masën shtrënguese ndaj kryedemokratit Sali Berisha.
Në një postim në "X", Bardhi ka ironizuar duke thënë se vetëm me me logjikën 7×7=42, mund të kërkohet pezullimi i një gjejë që nuk ekziston, duke hedhur kështu poshtë se kanë kërkuar pengimin e arrestimit të Berishës.
“Dikush duhet ti sqarojë që vetëm me logjikën 7×7=42, mund të kërkohet pezullimi i një gjejë që nuk ekziston! Zot ruaj ata që nuk kuptojnë çfarë lexojnë dhe nuk dinë çfarë shkruajnë!”, shkruan Bardhi.

Të fundit