Flash News

Ditari i Opozitës

Kërkesa për shkarkimin e Peleshit, Bardhi në Konferencën e Kryetarëve: Të mblidhet Këshilli i Legjislacionit

Kërkesa për shkarkimin e Peleshit, Bardhi në Konferencën e
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka insistuar në emër të opozitës që të thërrasë Këshillin e Legjisclacionit për kërkesën e PD për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit.

Kërksa e tij erdhi sërish gjatë diskutimeve brenda mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.

Ai deklaroi Konferenca e Kryetarëve ka për detyrim që të thërrasë Këshillin e Legjisclacionit për kërkesën e PD për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit.

 

“Ju sjell ne vemendje se keni detyrim te therrisni Keshillin e Legjisclacionit per kerkesen e PD per shkarkimin e kryetarit te Kuvendit. Thirrja e Keshillit eshte detyrim qe ju duhet ta respektoni.
Kemi sjell edhe nje kerkese per riperseritjen e seancës se 12 shtatorit. Kalimi pa debat, kemi arsyetuar se eshte ne shkelje te kushtetutes dhe rregullores. Ju duhet ta perfshini ate kerkese.
– Çështja e 3-te. Ne kemi dorezuar nje kerkese per Mocion me Debat mbi programin e qeverise per 4 vitet e ardhshme. Ne baze te rregullore do duhej qe ky mocion me debat te ishte perfshire ne kete mbledhje te Konferences se Kryetareve. Sot skadon dita e 3-te e fatit sic e parashikon rregullorja. Dhe deri tani ne nuk kemi njoftim per mbledhje tjeter.”, ka deklaruar ndër të tjera Bardhi.

Të fundit