Flash News

Ditari i Opozitës

Kërkohet shkrirja e Bordit/ Partia e Lirisë zbardh projektligjin e dërguar në Kuvend: E bllokon urdhri i mafias

Kërkohet shkrirja e Bordit/ Partia e Lirisë zbardh projektligjin e

Partia e Lirisë i ka dërguar Kuvendit një projektligj në muajin mars të këtij viti.

Deputeti i PL-së, Petrit Vasili, tha se projektligji në fjalë parashikon shkrirjen e menjëhershme të Bordit dhe ndërhyrjen në taksa. Sipas Vasilit, qeveria po bllokon propozimin e Partisë së Lirisë duke mos e marrë në diskutim.

Mekanizmat e parashtruar në projektligj synojnë t’i hapet rrugë uljes së çmimeve.

“Që në 9 mars të këtij viti, 7 muaj më parë kemi dërguar një projektligj në Kuvend në emër të Partisë së Lirisë. Por në funksion të këtij organizimi mafioz as nuk është marrë në diskutim. E dimë shumë mirë se mund ta marrin dhe rrëzojnë se kanë dhe votat por kaq i fortë është urdhri i mafias sa as nuk e kanë diskutuar. Ndërhyrje te taksat ka bërë edhe Mali i Zi dhe Maqedonia, SHBA dhe BE. Mekanizimi ka dy rrugë, shkrirjen e menjëhershme të Bordit mafioz të mafias dhe ndërhyrjen te taksat”, tha Vasili.

Çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare ka shënuar një rënie të ndjeshme nga fillimi i luftës ruse në Ukrainë. Aktualisht një fuçi naftë në bursat ndërkombëtare tregtohet me 92 dollarë për fuçi, ndryshe nga një javë më parë që tregtohet me 100 dollarë dhe javën e parë të gushtit që arriti në 110 dollarë.

Me gjithë rënien e shënuar në bursa, Bordi i Transparencës vijon të heshtë duke mos ndërhyrë për uljen e çmimit. Një litër naftë në Shqipëri kushton sot 221 lekë.

Të fundit