Flash News

Ditari i Opozitës

“KESH dhe OSHEE përdoren për korrupsion”, Basha: Nesër kallëzim në SPAK për abuzimet

“KESH dhe OSHEE përdoren për korrupsion”, Basha:
Lulzim Basha gjatë fjalës në Kuvend

Ashtu sikurse paralajmëroi disa ditë më parë, kreu i dem,okratëve Lulzim Basha pojoi sot në seancën plenare të Kuvendit, se PD-ja do të depozitojë nesër një kallëzim penal në SPAK lidhur me abuzimet e OSHEE-së.

Në fjalën e tij në Kuvend, Basha theksoi se dy kompanitë KESH dhe OSHEE po përdoren nga politika për të korruptuar qytetarët.

“Këto abuzime duhen të hetohen. Ne do të depozitomë nesër në SPAK kallëzim penal për t’ja vënë para fytyrës abuzimet me paratë e qytetarëve. Korrupsionin dhe papërgjegjshmërinë nuk duhet ta paguajnë qytetarët, por ata që abuzuan dhe abuzojnë me djersën e tyre Tendera luksi, kompani konsulence që mbushin xhepat në mënyrë korruptive, klientelizëm dhe punësime politike në administratat përkatëse të KESH dhe OSHEE, që përdoren politikën e tokës së djegur edhe për shkak të zgjedhjeve, ku paratë e dala nga këto institucione shërbyen për të kalcifikuar një pushtet të paligjshëm. Natyrisht të bëra bashkë me dritëshkurtësinë menaxhimin skandaloz të eksporteve, fitimet e të cilave avulluan edhe pse kambanat e rritjes së çmimeve kishin rënë prej marsit, por atë kohë merreshin me fushatë jo me planifikim. Duke shkurtuar në korrik dhe gusht rezervave ujore, në atë që ekspertët cilësojnë si viti më i mirë historik, hapën një pjesë të madhe të gropës që do të mbyllet duke marrë borxh. Të gjitha këto shpërdorime, duhet të hetohen me përparësi, ndaj edhe ne do të depozitojmë nesër kallëzimin penal në SPAK. Sepse korrupsionin dhe papërgjegjshmërinë nuk duhet ta paguajnë qytetarët, por ata që abuzuan dhe abuzojnë me djersën e tyre. Sigurisht kjo është vetëm një pjesë e krizës së korrupsionit që ka kapur vendin tone”, tha ai.

 

Të fundit