Flash News

Ditari i Opozitës

Këshilli i Mandateve miraton kërkesën e SPAK për Berishën, vjen reagimi i parë nga PD: Vendi, në momentin më kritik të 33 viteve

Këshilli i Mandateve miraton kërkesën e SPAK për

Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve ka miratuar me 6 vota pro dhe asnjë kundër kërkesën e Prokurorisë së Posaçme që t’i kalojë Parlamentit për heqjen e mandatit të deputetit, Sali Berishës.

Pas këtij vendimi,vjen reagimi i parë nga PD, nga sekretarja për marrëdhëniet me publikun, Jola Hysaj.

Në një postim në Facebook, Hysaj shkruan se Shqipëria sot është në një nga momentet më kritike të 33 viteve politikëbërje.

Këshilli i Mandateve apo Komisioni i Etikës u mblodh sot?

Si në kohën e xhaxhit kur bëheshin mbledhjet e këshillit të lagjes për fletë- rrufenë e rrallës...

U quajtëm kulakë, kush është emri i ri që po na vihet?

Shqipëria është në një nga momentet më kritike të 33 viteve politikëbërje,

Jetojmë në momentet ku E Drejta e Pronës, E Drejta Jetës, E Drejta e Mendimit Ndryshe, E Drejta për të folur haptazi dhe pa frikë po shuhen çdo ditë.

Shkelja me të dyja këmbët e Kushtetutës është precedenti më i frikshëm i 33 viteve të pluralizmit politik.

Ku po shkojmë???”, shkruan Hysaj.

Pas votimit të këtij këshilli, vendimi do të shkojë në Parlament për miratimin përfundimtar për heqjen e mandatit të Sali Berishës. Seanca pritet të zhvillohet të enjten.

 

Të fundit