Flash News

Ditari i Opozitës

Këshilli Kombëtar i thirrur nga Berisha, Paloka: Kandidatët do regjistrohen në koalicion, procedurat nisin që nesër

Këshilli Kombëtar i thirrur nga Berisha, Paloka: Kandidatët do

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila i dha vulën e PD grupit të Alibeajt, kandidatët e dalë nga “Primaret” do të futen në zgjedhjet e 14 majit me koalicion.

Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, të thirrur nga Sali Berisha.

Në një dalje për mediat, Edi Paloka tha se nuk do të humbasin kohë, por do të nisin që nesër procedurat për regjistrim.

“Ne kemi disa marrëveshje me aleatët dhe ndërkohë që jemi këtu po diskutohet me aleatët. Ne do të ndjekim të gjitha afatet për regjistrim dhe që nesër do të kemi regjistrimin e koalicionit tonë”, tha Edi Paloka. Paloka përmendi Partinë e Lirisë dhe Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut si dy parti aleate.

Të fundit