Flash News

Ditari i Opozitës

Këshilli Kombëtar miraton datën, PD zgjedh kryetarin e ri në 13 qershor

Këshilli Kombëtar miraton datën, PD zgjedh kryetarin e ri në

Partia Demokratike zgjedh kreun e ri të partisë në 13 qershor. Propozimi i ardhur nga Kryesia e PD e mbledhur pasditen e së dielës, u miratua pa asnjë votë kundër në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Deri më tani kandidatë të shpallur për kryetar janë Lulzim Basha dhe Fatbardh Kadilli, teksa të tjerët do të kenë kohë nga 16 maji deri më 22 maj.

Zgjedhjet për kreun e ri të PD, duhet të mbaheshin në 22 korrik, por sekretari i përgjithëm i PD, Gazment Bardhi ka propozuar që zgjedhjet për kryetar të PD të përafrohen në muajin qershor.

Afrimi i dates se zgjedhjeve shihet nga vezhgues te zhvillimeve poltike si taktike e Bashes per te mos u lene kohe rivaleve per fushate.

Dy propozimet e Gazment Bardhit

Gjatë mbledhjes ë kryesisë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, formuloi dy propozime, që do i paraqiten pas pak në Këshillit Kombëtar.

1. Të analizojmë punën e secilit në një mbledhje të vecantë në Kryesi dhe më pas në cdo qendër votimi. Në këtë parti nuk ka asnjë njeri të padobishëm.

2. I propozoj Kryesisë fillimisht procesin zgjedhor për kryetar të PD. Secili prej anëtarëve të Kryesisë që ka shpallur ambicien të ketë mundësinë ta shpjegojë vizionin e tij në institucione, pa paragjykuar askënd, një garë të drejtë e të barabartë, ku demokratët të gjykojnë lidershipin aktual dhe 16-22 paraqitja e kërkesës për kandidim nga ata që përmbushin kriteret. 24 maj-11 qershor fushatë në të gjitha strukturat. 13 qershor, zgjedhjet sipas parimit “një anëtar, një votë”.

Si do vijojë procesi deri në 13 qershor: 

Nisja e procesit të këtyre zgjedhjeve pritet nga dita e sotme-16 maj deri në 22 maj. Gjatë kësaj periudhe pritet paraqitja e kërkesës për kandidim, për ata që përmbushin kriteret.  

Në 23 maj do të bëhet përzgjedhja e kandidatëve, ndërsa mësohet se eshte propozuar Jemin Gjana, kryetar i komisionit që do bëjë vlerësimin e kandidaturave dhe për të ndjekur procesin, njësoj si në vitin 2017.

Nga data 24 maj-11 qershor do të zhvillohet fushata e kandidatëve me strukturat e PD në vend dhe në 13 qershor pritet të jetë dita e zgjedhjeve për kreun e ri të PD.

Zgjedhjet do të zhvillohen sipas parimit, një anëtar një votë, por sot, ky propozim pritet të votohet në Këshillin Kombëtar të PD.

Të fundit