Flash News

Ditari i Opozitës

Kim njeh Alibeajn kryetar të komanduar, 'Rithemelimi': Shkelmoi vendimin e gjykatës, i shërben lojërave të Ramës

Kim njeh Alibeajn kryetar të komanduar, 'Rithemelimi': Shkelmoi

Komisioni i Rithemelimit ka reaguar pas takimit që ambasadorja Yuri Kim zhvilloi në Kryesinë e Kuvendit me kreun e grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj.

Në një deklaratë, komisioni shkruan se ambasadorja amerikane shkeli Konventën e Vjenës në mënyrë të përsëritur, duke e cilësuar Alibeajn kryetar të komanduar.

Sipas komisionit, Kim shkelmoi vendimin e gjykatës në bazë të të cilit, ‘Rithemelimi’ mori drejtimin e PD-së, selinë dhe logon, si dhe nënvizon se Kim vërtetoi me aktin e sotëm se i shërben lojërave të Ramës.

Deklarata e plotë:

Yuri Kim hyri sot në Kuvendin e Shqipërisë për një takim me kreun e grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj, por kur doli, me anë të një deklarate e shpalli atë në mënyrë qesharake dhe absurde si kryetar të Partisë Demokratike.

Yuri Kim sot, sikurse dhe herë të tjera, nuk bëri asgjë më pak përveçse shkeli në mënyrë të përsëritur Konventën e Vjenës si diplomate, duke shkelmuar mbi vendimin e gjykatës që konfirmoi verdiktin e demokratëve në Kuvendin e 11 dhjetorit, që i riktheu selinë, logon dhe vulën Komisionit të Rithemelimit- organit kolegjial të vetëm udhëheqës aktual të Partisë Demokratike. Ajo gjithashtu, injoroi edhe votën e zgjedhësve të shprehur qartë më 6 mars.

Yuri Kim vërtetoi sot atë që e ka parathënë edhe me veprime të tjera se është në shërbim të lojërave të Edi Ramës për të dobësuar dhe për të mbajtur sa më gjatë peng opozitën, duke komanduar për kryetar ata që u refuzuan me votë masive nga demokratët.

Për fat te mirë, shqiptaret e kanë kuptuar se vlerat e vërteta të SHBA nuk janë arroganca, diversioni apo diktati,  por vota e lirë dhe demokracia. Këtë e kuptoi edhe ish kryetari që u largua dhe do ta kuptojë cilido që mendon të uzurpojë opozitën kundër vullnetit të shumicës.

 

Të fundit