Flash News

Ditari i Opozitës

Koalicioni opozitar, del pa firmosur Sali Shehu i FRD-së, Nard Ndoka ‘mban peng’ marrëveshjen

Koalicioni opozitar, del pa firmosur Sali Shehu i FRD-së, Nard Ndoka

Partia Demokratike dhe aleatët duket se nuk kanë gjetur ende dakordësinë mes tyre, në orët e fundit të afatit për dorëzimin e koalicioneve në KQZ, për sa i përket zgjedhjeve të 25 prillit.

Së fundmi, Sali Shehu i FRD-së ka dalë nga selia e PD pa firmosur marrëveshjen e ofruar.

“Do konsultohem me kryesinë. Besoj do kemi lajme të mira, kërkuam përfaqësimin tonë”, mësohet të ketë deklaruar pas takimit në zyrën e Bashës.

Nga ana tjetër, Agron Duka dhe Fatmir Mediu kanë shkuar sërish në selinë blu për të diskutuar me Lulzim Bashën për fatin e Nard Ndokës, i cili ende nuk ka pranuar ofertën e opozitës.

 

Të fundit