Flash News
U vra në qendër të Sukthit, e shkuara e ‘errët’ e Arben Mërkurit
Pakti për presidentin, PD fiton të drejtën të propozojë ‘kandidatët humbës’
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve
Vendimi i qeverisë, 160 milionë lekë për federatat sportive dhe sportistët elitarë
Qeveria shpall pushim zyrtar 25 majin për Tiranën, kryeqyteti bllokohet deri në orën 18.00
“Koha e emrave konkretë”/ Përfundojnë negociatat për Presidentin e ri, Idrizi e Mediu kundër Alibeajt, ç’thotë Balla
Kanë përfunduar takimet e Taulant Ballës me Mesila Dodën, Shpëtim Idrizin, Fatmir Mediun dhe Agron Dukën. Takimi nuk ka sjellë dakordësinë për një kandidaturë konkrete, ndërsa diskutimet janë përqënduar te profile që duhet të ketë Presidenti i ri. Balla bëri me dije se do të vijojnë diskutimet, duke nënvizuar se do të ketë negociata orët në vijim.
Shpëtim Idrizi ka deklaruar se duhet të ketë konsensus dhe se kandidatura duhet të ketë eksperiencë politike. Ai theksoi se është koha për emra konkret.
“Është detyrim kushtetues në mënyrën se si sillet Presidenti që në tre raundet e para duhet për konsesnus. Shqiptarët kanë nevojë për President konsensual. Theksuam që Presidenti i Republikës duhet të jetë një preson me eksperiencë politike. Sot kemi nevojë të hyjmë me emra konkret dhe të mos i lëme shqiptarët në terr dhe kemi detyrim të zgjedhim një person me konsensus”, tha Idrizi.
Sikurse Idrizi edhe Fatmir Mediu u shpreh kundër Alibeajt, duke kërkuar një figurë politike. Ai tha se opozita do të dalë me një kandidat të përbashkët dhe më pas t’ia paraqesë atë mazhorancës.
“Si aleance për ndryshim kemi vendosur që propozimet do ti bëjmë brenda opozitës, jashtë opozitës asnjë qëndrim. Unë nuk i ndaj as të rithemelimit apo ca emri i vini ju. Të gjithë deputetet duhet të marrin pjesë me një kandidat të përbashkët.
Unë kam folur dje edhe me Bylykbashin, Bocin, Alibeajn, koleget e grupit aleanca për ndryshim dhe ky ka qenë qëndrimi ynë, duhet të kemi një qëndrim të përbashkët për kandidat dhe me pas t’ja paraqesim mazhorancës. Siç e shikoj nuk do ketë kandidat ditën e hënë. Është absurde që politika të përjashtojë politikën, por besoj që nuk mund ta ngushtojmë në një profil të caktuar”, tha Mediu.
Ndërsa Taulant Balla i konsideroi produktive takimet e sotme. Ai theksoi se afatet janë në limite dhe se është koha e emrave konkretë.
“Me dy grupet parlamentare qe kemi takuar ka pasur gatishmëri për të hedhur në tavolinën e bisedimeve emra konkretë. Mediu na ka informuar dhe për një qasje për të ardhur me një emër apo disa emra konkretë nga opozita, për një përpjekje që Mediu po bën.
Vijoj të shpresoj që nga ana e grupit të PD të ketë vendimmarrje për të ardhur edhe ata në tryezën e diskutimeve. Disponueshmëria jonë për ti dhënë Shqipërisë një president jo të PS do vijojë të jetë dhe në ditët ne vijim por kjo ka disa afate. Në rast se deri tani kishim mundësi ti shtynim afatet tani s’kemi më asnjë mundësi në 16 maj është raundi i parë", tha Balla.
Të fundit




Biden 'mbështet fuqimisht' aplikimet finlandeze dhe suedeze në NATO-s
18 Maj 2022, 21:57
U vra në qendër të Sukthit, e shkuara e ‘errët’ e Arben Mërkurit
18 Maj 2022, 21:34
Eurodeputetja Arba Kokalari: NATO do jetë më e fortë me Suedinë e Finlandën
18 Maj 2022, 21:19
U fotografua me shenja dhune në fytyrë, Luana Vjollca: Traumë e vjetër
18 Maj 2022, 20:58
Të shtëna me armë në Sukth, qëllohet për vdekje një person
18 Maj 2022, 20:57






Cristiano Ronaldo merr kritika të ashpra për regjimin që i bën të birit
18 Maj 2022, 19:26




Pakti për presidentin, PD fiton të drejtën të propozojë ‘kandidatët humbës’
18 Maj 2022, 18:29
Cilat janë shenjat e horoskopit që duan të rrinë përherë beqarë
18 Maj 2022, 18:13


Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve
18 Maj 2022, 17:48


Pas 19 vjetësh, Sean Paul thyen heshtjen për 'aferën' e tij me Beyonce-n
18 Maj 2022, 17:11





U dënua me 4 vite burg, ish-kreu i UÇK do të apelojë vendimin e Speciales
18 Maj 2022, 15:41



