Flash News
Rama i propozoi të kandidonte për PS në Tiranë, Alfred Peza refuzon ftesën
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Mbetet i lartë numri i jetëve të humbura, viktimat nga mosha 22-87 vjeç; 777 raste të reja me Covid-19
Mitet mediatike të Najadës dhe Luljetës në përdorimin prej spin doctor-i të Ramës
E shtruar prej një muaji në Infektiv, ndërron jetë nga Covid-19 studentja 22-vjeçare
Koha s'pret më për koalicionin / Basha takon Idrizin dhe Mediun, të hënën në zyrë i shkon Dule

Teksa kanë mbetur edhe pesë ditë larg nga afati përfundimtar nga dorëzimi në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, lista e koalicioneve dhe emrat me të cilën koalicionet do të përfaqësohen, Basha duhet të mbyllë sa më shpejt negociatat me aleatët për tu futur në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit.
Mësohet se këtë të premte, Basha ka zhvilluar një takim në zyrën e tij, prej më shumë se 60 minutash me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Ky i fundit i ka paraqitur emrat potencial të forcës politike të tij për përfaqësim në listën e përbashkët të koalicionit. Burime bëjnë me dije se vet kreu i çamëve kërkon që të jetë pjesë e listës së Qarkut Tiranës. Idrizi ka deklaruar se pretendimet e forcës së tij politike janë vetëm në 5 qarqe, ndërkohë që në të gjithë vendin PDIU do të jetë në mbështetje të Partisë Demokratike.
Pas Idrizit, në zyrën e Bashës sot shkoi dhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, për t'i paraqitur kandidatët e tij, ndërkohë që negociatat do të vazhdojnë dhe gjatë fundjavës.
Mësohet se ditën e hënë në tryezë me kryedemokratin do të ulet dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, për t'i diskutuar rreth qarkut se ku do të kandidojë, ku duket se do të zgjedhë mes Korçës dhe Vlorës. Pas përplasjeve me Fred Belerin e Himarës, Dule kërkon të largohet nga qyteti bregdetar për të shkuar në jug-lindje dhe mundësitë janë që ai të jetë i katërti në listën e Qarkut të Korçës.
Më parë Basha ka mbyllur negociatat me kreun e LZHK-së, Dashamir Shehi, kreun e Partisë Demokristiane, Nard Ndokën dhe me kreun e Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka. Shehi do të jetë pjesë e listës së Tiranës, Ndoka në Shkodër, ndërsa Duka në Durrës. Duket se Lëvizja Socialistë për Integrim do të futet në një listë më vete.
Ditari politik









Të fundit


Veliaj: Kemi shumë të rinj në listat që do dalin nesër
7 Mars 2021, 21:40





Surprizë në Superiore, Skënderbeu i mohon kreun Partizanit
7 Mars 2021, 18:48


Miley Cyrus ka pësuar krizë identiteti kur luante "Hannah Montana"
7 Mars 2021, 17:31

Covid-19/ Italia po planifikon ashpërsimin e masave
7 Mars 2021, 16:47
Mbërrijnë 3 mijë vaksina ruse në Maqedoninë e Veriut
7 Mars 2021, 16:15
Rama i propozoi të kandidonte për PS në Tiranë, Alfred Peza refuzon ftesën
7 Mars 2021, 15:43


Basha rikthen Eduard Halimin, emërohet koordinator politik i PD
7 Mars 2021, 13:56
Izraeli “rikthehet” në jetë, bllokimet anti-Covid thuajse kanë mbaruar
7 Mars 2021, 13:39


Festa e 7-Marsit, politika shqiptare uron “Ditën e mësuesit”
7 Mars 2021, 11:47
Tërmeti i fuqishëm në Greqi, shënohet viktima e parë
7 Mars 2021, 11:35