Flash News

Ditari i Opozitës

Kolegji rrëzoi edhe padinë për Vlorën, Kaso: Nuk dekurajohemi, do i shkojmë deri në fund

Kolegji rrëzoi edhe padinë për Vlorën, Kaso: Nuk

Sekretari për Çështjet Zgjedhore i PD-së, Ivi Kaso ka folur për mediat pasi Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e opozitës për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun e Vlorës.

Ai tha se këto vendime nuk e dekurajojnë PD-në dhe shtoi më tej se beteja do të vijojë deri në fund për sa kohë të ketë një Gjykatë ku opozita të ankohet.

"Pati debat të gjatë për domosdoshmërinë e administrimit të provave, përpara dhe përgjatë. Me keqardhje them se është shans i humbur, por nuk dekurajohemi.

Çdolloj shkelje të ligjit e cila e ka influencuar dhe deformuar vullnetin e zgjedhësve. Është bërë e njohur që shqiptarët nuk votuan dot të lirë e të shpreheshin të lirë mme votë.

Unë e kam thënë dhe më parë, detyrimin për transparencë e kemi jo vetëm për ata që na besuan. Procesi zgjedhor duhet të çlirohet nga gjithë fenomenet negative. Detyrimi për transparencë vijon të jetë i pandryshuar, përsa kohë të kemi një Gjykatë për t’u ankuar, do i shkojmë deri në fund për të hedhur dritë mbi çdo lloj shkeljeje." - tha Kaso.

Të fundit